88-vjeçarja kubane, në turin e saj muzikor të lamtumirës
29 prill 2019
| 17:37
Në moshën 88-vjeçare, Omara Portuondo, është një legjendë muzikore që ende shëtit nëpër botë me muzikën e saj.
Këngëtarja e grupit të njohur kuban “Buena Vista Social Club” po jep turneun botëror të lamtumirës, “Puthja e fundit”, me të cilin u ndal në Nju Jork.
Kanë kaluar më shumë se 20 vite, që kur një grup këngëtarësh u mblodhën së bashku në Havana për të ringjallur muzikën e para revolucionit.
“Buena Vista Social Club” u bënë të njohur në mes të viteve ’90-ta, fituan një çmim “Grammy” dhe shitën miliona kopje albumesh në të gjithë botën.