883 gjoba për shkelje të masave anti-Covid

01 maj 2021 | 11:13

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 883 gjoba për shkelësit e masave antiCovid-19.

Policia kohëve të fundit ka shtuar patrullimet në nivel vendi, ku së bashku me inspektoratet përkatëse komunale po bën përpjekje të vendosë rend dhe ligj sa i përket pandemisë Covid-19.

Po ashtu gjatë 24 orëve policia ka shqiptuar 1147 gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugor.

Ka arrestuar 26 persona dhe dërguar në mbajtje 10 persona. Kanë ndodhur 24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, ka bërë me…