889 viktima të tjera nga COVID-i në Itali
29 mars 2020
| 08:25
Sipas të dhënave të publikuara pak minuta më parë nga Mbrojtja Civile në Itali, sot numri i të prekurve ka rënë ndjeshëm, 3 651 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa dje kanë qenë 4 401.
Numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë, por më i ulët se dje. Sot janë regjistruar 889 viktima, ndërsa dje ishin 969.
Të shëruarit sot janë trefishuar, 1 434 persona kanë lënë spitalet vetëm sot, ndërsa dje kanë qenë 589. Ndërsa numri totali i viktimave ka kaluar mbi 10 mijë nga fillimi i emergjencës, më i larti në botë, e ndjekur pas Spanja dhe Kina.