89-shi befason Gjilanin, fitojnë Ballkani dhe Drita
Kanë përfunduar tri ndeshjet e IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilani është befasuar në përballje me Trepçën ’89, derisa pësoi humbje si vendas me rezultat 0-2.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, kurse skuadra nga Mitrovica realizoi dy gola brenda pesë minutave për të marrë pikët e plota në përballje me Gjilanin. Shënues për 89-shin ishin Arb Manaj dhe Engjel Hoti.
Ballkani ka shkëlqyer kundër Dukagjinit, pasi fitoi me rezultat 3-0. Golat në ndeshjen që u zhvillua në Suharekë u shënuan në pjesën e parë, derisa realizues ishin Blend Baftiu, Arbër Hoxha dhe Jetmir Topalli.
Fitore të rëndësishme arriti edhe Drita në përballje me Ferizajn (0-2). Pas një ore lojë, Bujar Shabani realizoi për 0-1, derisa dhjetë minuta me vonë, Betim Haxhimusa e vulosi rezultatin final 0-2. Nesër zhvillohet ndeshja e fundit për ketë xhiro në mes Prishtinës dhe Flamurtarit.
IPKO Superliga
Ballkani -Dukagjini 3-0
Gjilani – Trepça ’89 0-2
Ferizaj – Drita 0-2
Vushtrria – Llapi 1-0
Drenica – Feronikeli 1-0
Të hënën takohen:
Prishtina – Flamurtari
/Veton ZYMBERI/