’89-shi aranzhon dy miqësore në Durrës
21 janar 2019
| 10:17
Trepça ’89 vazhdimin e përgatitjeve për sezonin pranveror do ta bëjë në Durrës.
Skuadra nga Mitrovica ka mbërritur të dielën në Durrës, kurse atje kjo skuadër do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore.
Ish-kampionia e Kosovës do të luajë miqësore me skuadrën e Besës së Kavajës dhe Vëllaznimin nga Gjakova. ’89-shi e ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e shtatë me 22 pikë të grumbulluara pas 17 ndeshjeve.