89-shi deklasoi Vëllaznimin
17 prill 2019
| 16:54
Skuadra e Trepçës ‘89 është treguar superiore ndaj Vëllaznimit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës, pasi shënoi fitore me rezultat 0-4.
Engjëll Hoti dhe Arb Manaj shënuan dy gola në pjesën e parë, duke i bërë me dije Vëllaznimit se në Gjakovë kanë udhëtuar për fitore. Edhe në pjesën e dytë mitrovicasit shënuan edhe dy gola të tjerë për të kompletuar fitoren 0-4. Autor të golave në fraksionin e dytë ishin Ardian Muja dhe Lassine Tarore.
Pas kësaj fitore, kualifikimi në finale për skuadrën e Trepçës ‘89 duket punë e kryer.
/Epoka e re/