
89-shi mposhti Gjilanin
29 janar 2019
| 17:29
Skuadra e Trepçës ‘89 e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3-1. Ndeshja miqësore është zhvilluar në Shqipëri në kuadër të përgatitjeve para edicionit pranveror në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani shënoi e para nëpërmjet Fiton Hajdarit, kurse më pas 89-shi u rikthye dhe shënoi tre gola më anë të Bujar Pllanës, Engjëll Hotit dhe Arlind Shabanit.
/Epoka e re/