892 miliardë dollarë pakoja e rimëkëmbjes amerikane

22 dhjetor 2020 | 08:20

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të hënën e miratoi pakon ndihmëse prej 892 miliardë dollarësh, duke siguruar përkrahje shumë të rëndësishme dhe të nevojshme për ekonominë që është goditur rëndë nga pandemia.

Pas disa ditëve të bisedimeve të ashpra, të dyja dhomat e Kongresit e vazhduan punën deri natën vonë për miratimin e pakos me vlerë të përgjithshme prej 2.3 trilionë dollarësh, ku përfshihen edhe shpenzimet për pjesën tjetër të vitit fiskal.

Fillimisht, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa më pas në Senat me përkrahjen e dy partive, ku 92 anëtarë votuan për dhe vetëm gjashtë ishin kundër, shkruan “Reuters”, transmeton “Express”.

Në këtë pako përshfshihet edhe ndihma individuale prej 600 dollarësh për shumicën e amerikanëve si dhe pagesat tradicionale për miliona njerëz që janë përjashtuar nga puna gjatë pandemisë.

Kjo është pakoja e dytë e miratuar nga Kongresi që nga prilli dhe erdhi në kohën kur përhapja e pandemisë në Shtetet e Bashkuara është përshpejtuar. Çdo ditë, në këtë shtet po regjistrohen mbi 200.000 raste të reja të infektimeve.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila është pjesë e Partisë Demokratike, tha se e përkrah këtë pako, ndonëse në të nuk përfshihet ndihma e drejtpërdrejtë për qeveritë lokale dhe qeverinë shtetërore, të cilën e kishin kërkuar demokratët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Albin Kurti raporton sot për menaxhimin e pandemisë Covid-19…