9 000 familje në Vushtrri do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit
18 tetor 2019
| 13:10
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije se projekti për kyçje individuale në rrjetin e ujësjellësit ka filluar sot në fshatin Balincë, për të vazhduar në çdo lagje e në secilën shtëpi të qytetarit të Vushtrrisë.
Ai ka treguar se 9 000 familje në Vushtrri do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit.
“Ky premtim i yni, nga më të rëndësishmit për qytetarin tonë, tani po merr udhën e mbarë të realizimit. Bashkë me qytetarin e Vushtrrisë çdo ditë po bëjmë ndryshimin e domosdoshëm në Vushtrri. Urime qytetarë!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/