9 ditë nën rrënojat e tërmetit | Është shpëtuar këtë të mërkurë një nënë me dy fëmijët e saj
Nëna me dy fëmijët qëndruan për mëse 228 orë (9 ditë e gjysëm) në gërmadhat e një godine në Oymak Sokak, në Hatay të Turqisë.
Siç raporton “Anadolu”, kur nëna e dy fëmijëve ka dalë nga rrënojat, pyeti se çfarë dite është dhe nëse fëmijët e saj janë mirë.
“Dëgjuam një zë teksa po punonim. O fokusuam tek ai zë dhe gjetëm gruan. Ajo ishte e lumtur kur na pa. I mbajta dorën, folëm dhe u mundova ta qetësoj. Ajo na pyeti se çfarë dite ishte sot. Iu përgjigja. Emri i saj ishte Ela. Na pyeti edhe për fëmijët, na tha emrat e tyre, njëra ishte vajzë e tjetri djalë”-tregoi një prej punonjësve të ekipit të shpëtimit, minator i quajtur Mehmet Eryılmaz. ?
Desh Zoti dhe pas disa minutash, u shpëtuan edhe djali me vajzën e kësaj nëne. Ali Parlas, një prej mjekëve që ndodhej në vendin e ngjarjes, tregoi për median turke.
“Gjendja shëndetësore e fëmijëve duket në tërësi e mirë. Nëna e tyre mundi të fliste lirshëm. Fëmijët kishin probleme me dehidrimin, por besoj se do të jenë mirë”-tha mjeku.
Nëna me dy fëmijët u nisën drejt spitalit. Dashtë Zoti, gjejnë shërim të shpejtë.?
Fotot u publikuan nga Anadolu Agency