9 gjyqtarë pjesë e kampit për gjyqtarët potencial për thirrje të FIBA-s
Në kuadër të “Final 8” të Kupës së Kosovës që do të mbahet në Rahovec prej 27 shkurt deri më 3 mars janë paraparë edhe dy aktivitete për gjyqtarë të basketbollit që organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me FIBA-n.
Bëhet fjalë për FIBA SCOD Kampin për gjyqtarët e rinj dhe për FIBA Kampin për Gjyqtarët Potencial për Thirrje të FIBA-s. Krahas tre gjyqtarëve nga Kosova në FIBA Kampin për Gjyqtarët Potencial për Thirrje të FIBA-s do të marrin pjesë edhe 1 gjyqtar nga Sllovenia, 2 nga Franca, 1 nga Kroacia, 1 nga Maqedonia dhe 1 nga Turqia.
Gjyqtarët në fjalë do të ndajnë drejtësinë në Final 8 të Kupës së Kosovës, ndërsa do të jenë të vendosur në Gjakovë, ku edhe do ta kryejnë pjesën teorike të këtyre aktiviteteve, ndërsa në FIBA SCOD Kampin për gjyqtarët e rinj do të marrin pjesë vetëm gjyqtarët nga Kosova.
Të gjitha këto aktivitete do të jenë nën mbikëqyrje të FIBA Evropës. Kjo e fundit do të ketë përfaqësuesit e saj të pranishëm në kuadër të Final 8, në krye me drejtorin e Departamentit të Gjyqtarëve në FIBA Evropë, Davorin Nakiq. Duhet theksuar se Federata e Basketbollit të Kosovës për disa vite radhazi është organizatore e këtyre aktiviteteve të gjyqtarëve falë punës së palodhshme të Komesarit të Garave të FBK-së dhe bashkëpunimit të tij të ngushtë dhe vetë FBK-së me Departamentin e Gjyqtarëve në FIBA Evropë dhe FIBA Evropën.