9 humbje në 9 ndeshjet e fundit mes United dhe Anglisë
Harry Maguire është padiskutim një nga mbrojtësit më të kritikuar në Premier League, por jo vetëm.
Shpesh mbrojtësi anglez është cilësuar si “tersi” i skuadrave ku ai ka luajtur, teksa në 9 ndeshjet e fundit ka marrë po 9 humbje.
Për çfarë bëhet fjalë? Janë plot nëntë ndeshje radhazi mes klubit dhe kombëtares që Maguire i starton titullar, por në fund të ndeshjes skuadra ku ai bën pjesë del e mposhtur nga fusha. Në Angli, tashmë mbrojtësin po e konsiderojnë si një “mace të zezë” dhe si tersin e një ekipi ndërsa gafat e tij të dukshme në shumë raste kanë penalizuar sidomos United.
Ndërkohë, sa herë Maguire e ndjek një ndeshje nga stoli, atëherë “Djajtë e Kuq” dhe “Tre Luanët” fitojnë dhe nuk vuajnë në fushë. Në këtë formë, trajnerët Ten Hag dhe Southgate janë të paralajmëruar dhe nëse kërkojnë suksesin, atëherë ndoshta duhet të sakrifikojnë Maguire.