9 kandidatët për të zëvendësuar Wengerin
Arsene Wenger, pas 22 vitesh do të largohet nga Arsenali, siç e ka bërë zyrtare klubi londinez.
Pas njoftimit të lamtumirës së trajnerit francez është hapur lista e zëvendësuesit të mundshëm, mes të cilëve janë edhe tre spanjollë: Mikel Arteta, Luis Enrique dhe Rafa Benitez, raporton “Telesport. Disa javë më parë, gazeta “Telegraph” përpiloi një listë të kandidatëve më seriozë, për të zënë stolin e “topçinjve”,në të cilën janë shtuar ditët e fundit edhe emrat e Luis Enrique, pas vitit të tij pushim, pas largimit nga Barcelona, sezonin e kaluar: dhe Rafa Benitez, i cili aktualisht është në stolin e Newcastle.
Ja 9 kandidatët:
Mikel Arteta: Spanjolli, i cili kaloi pesë vite si futbollist tek Arsenali (dy prej tyre si kapiten), është një nga kandidatët e mëdhenj. Ai e njeh klubin dhe mban një marrëdhënie të mirë me Raul Sanllehí, drejtorin e ri të marrëdhënieve sportive të ekipit. Ficharle, gjithashtu, do të godasë Manchester City, pasi Arteta shërben aktualisht si ndihmës i Pep Guardiolës.
Thierry Henry: Legjenda më e re e ekipit londinez, i cili, gjithashtu, punon si komentator sportiv, vullnetarisht në televizion, shihet si favorit për të trajnuar ish-ekipin e tij. “Do të ishte një ëndërr”, ka thënë francezi. Megjithatë, ai paralajmëroi se ende ka një kontratë si asistent në ekipin kombëtar të Belgjikës.
Carlo Ancelotti: Pas Bayern Munich, italiani është ende duke pritur një ofertë të mirë dhe Arsenali është i interesuar, siç shpjegoi “Daily Star”, disa ditë më parë. Sipas informacionit, palët janë kontaktuar tashmë.
Luis Enrique: “The Telegrapf”, aposteriori, gjithashtu, e shton trajnerin asturian në listën e vet. Luis Enrique gëzon një reputacion të mirë pas tri sezoneve në Barcelonë, në të cilat ai fitoi 9 nga 13 titujt e mundshëm. Ai, gjithashtu, është përmendur kohët e fundit për stolin e Chelsea, si zëvendës i Conte, edhe për stolin e PSG-së, në vendin e Emery.
Rafa Benitez: Ai ka një shenjë të madhe në Angli, pas sukseseve të tij me Liverpool dhe punës së mirë me Newcastle. Ai mund të jetë gati për të bërë një kërcim tjetër të madh në Premier League.
Leonardo Jardim: Trajneri i Monaco është një tjetër kandidat, edhe pse ai është i lidhur me klubin francez deri në vitin 2020 dhe drejtuesit nuk planifikojnë ta lënë atë të largohet për shkak të rezultateve të shkëlqyera të tij gjatë sezoneve të fundit.
Joachim Löw: Nga të gjitha alternativat, trajneri gjerman duket më i komplikuar, pasi ka fituar Kupën e Botës të fundit me Gjermaninë dhe nuk duket se pozita e tij do të përmirësohej duke shkuar në Angli.
Brendan Rodgers: Ish-trajneri i Liverpool nuk ndalet te Celtic, por mungesa e konkurrencës në Skoci mund ta çojë atë drejt sfidave të reja, sikurse mund të jetë rikthimi në Premier League.
Paulo Fonseca: Është opsioni më ekstravagant. Portugezi është aktualisht duke trajnuar Shaktar Donetsk. Kontrata i përfundon këtë verë, megjithëse është në pritje të rinovimit.