9 korrik 1997, në mbrojtje të flamurit kombëtar në Gostivar e Tetovë

09 korrik 2023 | 21:59

Shkruan: Erald Selca

Një datë, krenarie dhe trishtimi për qytetarët e Gostivarit dhe Tetovës dhe gjithë shqiptarëve.

Në mëngjesin e hershëm të datës 9 korrik të vitit 1997, burgoset kryetari i atëhershëm i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani dhe më pas nga gjykatat maqedonase dënohet me 14 vjet burg, poashtu burgoset edhe kryesuesi i këshillit të atëhershëm komunal, Refik Dauti.

Në mbrojtje të Flamurit kombëtar në Gostivar u vranë: Dr. Shpend Iseini, Nazmi Saliu, Milaim Saliu.

U plagosen me qindra të tjerë. U keqtrajtuan pamëshirshëm dhe u përgjakën shumë të tjerë.

Më 9 korrik përpos që u burgos Kryetari i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani, Kryesuesi i Këshillit Refik Dauti, u burgosën edhe Kryetari i Komunës së Tetovës Alajdin Demiri, dhe Kryesuesi i këshillit Komunal të Tetovës, Vebi Bexheti, të cilët nuk respektuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta hequr Flamurin Kombëtar Shqiptar i cili u ngrit nga të njejtët para godinës së Komunës së Gostivarit dhe Tetovës.

Përulje, per martirët, respekt për të gjithë që sakrifikuan dhe vuajtën burg në mbrojtje të Flamurit Kombëtar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak muaj më parë, lajmi për shkatërrimin e urës së…