9 mënyrat si mund të dallohen 2 euro false nga ato origjinale
Teksa në Kosovë është shndërruar në problem përdorimi i monedhës 2 euroshe e cila muajve të fundit është falsifikuar në masë të madhe, ka shumë biznese që kanë nisur të mos pranojnë pagesat me monedhën 2 euroshe.
Në shumë raste janë qytetarët ata të cilët deklarojnë se janë të dëmtuar duke qenë se nuk arrijnë t’i identifikojnë origjinalet nga falsi gjatë pagesave.
Por këto janë disa nga mënyrat se si mund të bëhen dallimet e monedhave false:
Një monedhë 2 euro false ka:
Cilësi më të dobët dhe detaje ndryshe të dukjes
Unaza/rrethi dhe qendra e monedhës janë me ngjyra të ndryshme nga origjinali.
Mungojnë shkronjat në skaje të unazës
Kanë drejtshkrim të gabuar ose font ndryshe
Janë në madhësi të ndryshme
Kanë trashësi dhe diametër të ndryshëm
Ka unazë se bërthamë me madhësi të ndryshme
Kanë peshë të ndryshme
Ndonjëherë mund të kërkohet edhe xham zmadhues për të ditur dallimet.