9 mijë 418 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

12 nëntor 2020 | 15:22

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve në vendin tonë paraqitur 767 raste të reja me Covid-19 dhe janë shëruar 186 persona.

Po ashtu, IKShPK-ja ka njoftuar edhe për tetë raste të vdekjes.

Në këtë drejtim, IKShPK-ja ka publikuar statistikat e përgjithshme me Covid që nga fillimi i pandemisë, ku tani numri aktiv i rasteve me koronavirus ka shkuar në 9 418.

“Numri total i rasteve pozitive është 26 888 raste nga 113 738 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 784 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 186 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16 685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9 418”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sistemi imunitar luan rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e…