9 mijë punonjës në Nju Jorku pushohen nga puna pasi nuk u vaksinuan kundër Covidit
02 nëntor 2021
| 16:31
Nëpunësit publikë të bashkisë së Nju Jorkut patën kohë deri të premten e 29 tetorit për tu vaksinuar kundër Covid.
Tashmë për më shumë se 9 mijë prej tyre kanë hyrë në fuqi sanksionet e para: pushim nga puna për shkak të refuzimit të vaksinimit i cili ishte i detyrueshëm me urdhër të kryetarit të bashkisë Bill de Blasio.
Më parë, regjimi i vaksinimit të detyrueshëm në Nju Jork parashikonte si alternativë tamponët negativ të përjavshëm.
Kryebashkiaku De Blasio ka deklaruar se 91 për qind e nëpunësve të bashkisë janë vaksinuar, 12 mijë kanë marrë arsyetime mjekësore për t’u mos u vaksinuar dhe 9 mijë të tjerë janë pushuar nga puna.