9 minuta tmerri për Gambian në ajër, avioni nuk kishte oksigjen

11 janar 2024 | 13:36

Kombëtarja e Gambias ka përjetuar momente tmerri, para nisjes së Kupës së Kombeve të Afrikës. Futbollistët dhe i gjithë stafi u nisën me avion nga kryeqyteti i vendit, Banjul, drejt Bregut të Fildishtë.

Vetëm 9 minuta pas shkëputjes nga pista, piloti vendosi të rikthehej sërish, pasi mungonte oksigjeni në bordin e avionit. Në një postim në “Instagram”, ish-futbollisti i Manchester United, Saidy Janko, ka shkruar se shumë futbollistë patën dhimbje të forta të kokës dhe marramendje ekstreme.

Ndërkohë, trajneri belg i Gambias, Tom Saintfiet, ka shkruar: “Ne të gjithë mund të kishim vdekur. Të gjithëve na zuri gjumi brenda pak minutave. Unë po përjetoja vegime për jetën time. Pas 9 minutash, piloti vendosi të riktheheshim në pistë sepse nuk kishte furnizim me oksigjen. Disa lojtarë ishin në gjumë kur u rikthyem në pistë. Nëse do të qëndronim edhe pak në ajër, ne do të kishim vdekur të gjithë. Unë jam i gatshëm të vdes në fushën e lojës për futbollin, por jo në ajër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në…