9 pacientë me COVID 19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë shëndetësore

26 korrik 2020 | 09:07

9 nga 70 pacientët sa po trajtohen gjithsej në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq, 26 të infektuar të tjerë të cilët janë të hospitalizuar në këtë spital janë në oksigjeno-terapi, derisa 7 pacientë të tjerë janë shëruar plotësisht.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. Nga këta pacient 26 pacientë janë në oksigjeno-terapi. 9 pacientë janë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. 7 pacientë të infektuar me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e Spitalin e Pejës.

Po ashtu, në njoftim thuhet se në mesin e të infektuarve janë edhe 5 mjekë, 11 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik.

https://www.facebook.com/spitalipeje/posts/3152309668180779

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 32-vjeçar ka vdekur mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm të…