9 persona të vrarë dhe 30 të plagosur nga një sulm terrorist në Afganistan
13 maj 2018
| 17:09
Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 30 janë plagosur në një sulm të koordinuar nga sulmuesit vetëvrasës dhe persona të armatosur në ndërtesën e qeverisë së Jalalabad të Afganistanit.
Attahullah Khogyani, zëdhënës, tha se një veturë eksplodoi jashtë ndërtesës, që i takon drejtorisë së financave.
Sulmuesit pastaj e mbuluan me tym objektin dhe qëlluan me armë rojet e sigurisë.
Policia ka deklaruar se ka arrestuar një të dyshuar. Autoritetet kanë evakuuar një shkollë të vajzave. Nuk ka raportime për viktima në shkollë. (Rel)