9-shja e AAK-Nisma, Xhevahire Izmaku: Le ta mbyllim këtë kapitull me mirënjohje për gjithçka që kemi përjetuar dhe me shpresë për një fillim të ri
Kandidatja për deputete nga Nisma, Xhevahire Izmaku e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon me numrin 9 në listën zgjedhore AAK-Nisma-E90-Ideal… ka uruar qytetarët e Kosovës në ndërrimin e motmoteve.
“Sot, në këtë ditë të fundit të vitit, le ta mbyllim këtë kapitull me mirënjohje për gjithçka që kemi përjetuar dhe me shpresë për një fillim të ri”, ka shkruar në urimin e saj, kandidatja për deputete.
Urimi i plotë i Xhevahire Izmakut:
Miq të mi!
Sot, në këtë ditë të fundit të vitit, le ta mbyllim këtë kapitull me mirënjohje për gjithçka që kemi përjetuar dhe me shpresë për një fillim të ri.
Uroj që mbrëmja juaj të jetë e mbushur me gëzim, dashuri dhe energji pozitive. Le të festojmë për të gjitha arritjet dhe për mundësitë e reja që na presin në vitin e ardhshëm!”
Sonte, le të jetë një mbrëmje e mbushur me momente të bukura, me buzëqeshje dhe me dashuri mes miqve dhe familjarëve tuaj.
Gëzuar me dashuri nga unë dhe nipi im Armati, ju duam dhe urojmë shëndet e rritë të mbarë për çdo fëmijë🎉🫶
Gëzuar 2025🎉