9-shja e AAK-Nisma, Xhevahire Izmaku: Me dije dhe përkushtim, ne mund të ndërtojmë një Kosovë fituese!

24 janar 2025 | 23:12

Kandidatja për deputete nga NISMA Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, e cila garon me numrin 9, ka dhënë një mesazh inspirues në kuadër të fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka theksuar rëndësinë e rolit të intelektualëve në ndërtimin e një Kosove më të fortë dhe me perspektivë.

“Intelektualët janë zëri i arsyes dhe vizionit që mund ta rikthejë shpresën dhe dinjitetin në Kosovë. Me dije dhe përkushtim, ne mund të ndërtojmë një Kosovë fituese!” ka deklaruar Izmaku, duke bërë thirrje për një angazhim të gjerë intelektual në proceset politike dhe shoqërore.

Ky mesazh reflekton qëndrimin e saj për ta kthyer politikën në një hapësirë ku mbizotërojnë idetë dhe zgjidhjet afatgjata për sfidat që përballen qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për Mark Rutte-n, “nuk e vendos Vladimir Putin” se kur…