9-shja e AAK-Nisma, Xhevahire Izmaku: Rinia e Malishevës, forcë për ndryshim!

08 shkurt 2025 | 11:55

Kandidatja për deputete nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka zhvilluar një takim entuziast me të rinjtë e Malishevës, duke vlerësuar energjinë dhe përkrahjen e tyre të madhe për vizionin e Nismës.

“Sot patëm një takim të mrekullueshëm, plot entuziazëm dhe vizion për të ardhmen. Jam e bindur se me rininë e Malishevës, me përkushtimin dhe vullnetin e tyre, mund të ndërtojmë ndryshimin që duam!” – u shpreh Izmaku.

Ajo theksoi rëndësinë e angazhimit rinor për të sjellë një qeverisje më të përgjegjshme dhe më afër qytetarëve.

“Bashkë përpara!” – ishte mesazhi i saj, duke ftuar të gjithë të mobilizohen për fitoren e Nismës më 9 shkurt.

#VeçVepra137 ✅
#XhevahireIzmaku9 ✅
#NismaSocialdemokrate ✅

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci,…