9-shja e Nisma, Xhevahire Izmaku: Gratë e Vushtrrisë, forca e biznesit lokal
30 janar 2025
| 21:40
Kandidatja për deputete e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka premtuar lehtësira ligjore dhe fizike për gratë që punojnë në salonet e ondulimit.
Gjatë ditës, Izmaku ka takuar disa gra që merren me këtë biznes, të cilat sipas saj krijojnë hapësira për gratë që punojnë me pasion.
“Salonet e ondulimit janë më shumë se thjesht biznese—ato janë hapësira ku gratë punojnë me pasion, krijojnë dhe fuqizohen ekonomikisht. Si Xhevahire Izmaku, angazhohem për një infrastrukturë më të lehtë ligjore dhe fizike për këto biznese të vogla, që gratë e Vushtrrisë të kenë më shumë mundësi për rritje dhe sukses”, ka shkruar ajo.