9 shkurt 2025 – vjen reagimi i parë nga KQZ, Elezi tregon se a janë gati për organizimin e zgjedhjeve
16 gusht 2024
| 21:12
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur 9 shkurtin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një përgjigje të premten mbrëma zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi ka tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për të filluar me përgatitjen e zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Në këtë drejtim, KQZ së shpejti do të miratojë planin e aktiviteteve për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Vendosja e afateve dhe plani i aktiviteteve do të thotë përcaktim i saktë i kohës se kur fillon një aktivitet zgjedhor dhe koha se kur përfundon.”, tha Elezi për Reporteri.net.