9 të vdekur dhe mbi 1 mijë raste me Covid-19 sot në Maqedoninë Veriore

09 janar 2022 | 20:38

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 1.396 raste të reja me koronavirus nga 11.479 testime të kryera, nëntë persona kanë vdekur dhe 348 pacientë janë shëruar, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani në Maqedoninë Veriore janë kryer gjithsej 1.659.878 teste për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me sëmundjen ngjitëse që nga fillimi i epidemisë është 233.464, prej tyre 214.854 janë shëruar, 10.578 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 8.032 pacientë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 7…