9-vjeçari nga Kosova i shkruan letër Joe Bidenit
Një djalë nëntëvjeçar nga Kosova i ka shkruar letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden.
Letrën e tij e ka publikuar në llogarinë e vet në “Twitter”, ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.
“Një nxënës i klasës së tretë, nëntë vjeç nga Kosova i shkruan një letër presidentit të ShBA-së, Joe Biden duke kërkuar mbështetjen e tij, sepse ai do të donte të mësonte më shumë rreth ShBA-së në shkollë. Nuk ka asgjë më të lezetshme sesa kjo”, ka shkruar Çitaku.
A nine-year-old 3rd grader from #Kosovo pens a letter to @POTUS Biden asking for his support, because he would like to learn more about the #USA in school.
It doesn’t get any cuter than this🥰
🇽🇰❤️🇺🇸 pic.twitter.com/wCp5lbCaFc— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) March 1, 2021