
90.41 për qind e vendvotimeve të procesuara, ja nga sa vota kanë kandidatët e PDK-së për deputetë
20 shkurt 2025
| 13:15
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka marrë 150,294 vota kur janë procesuar 90.41% e vendvotimeve nga votat e numëruara për kanidatët e partive politike.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka 85,293 vota.
Uran Ismaili ka marrë 37,017 vota.
Ai pasohet nga nënkryetarja e partisë, Vlora Çitaku me 34,805 vota.
Sala Jashari mbyll top 5-shen më të votuar të PDK-së me 32,052 vota.