90 pacientë me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës

18 korrik 2021 | 12:21

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga Covid-19.

Prej tyre, 44 janë të konfirmuar si Covid-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 37 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë

Në tri spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë

7 të konfirmuar pozitivë
3 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara e kanë përgëzuar Kosovën për riatdhesimin e…