90 për qind e TAP-it në Shqipëri ka përfunduar

13 janar 2020 | 17:36

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar përfundimin e 90% të punës të Gazsjellësit Transadriatik (TAP), një nga projektet e mëdha për vetë Europën, veçanërisht për atë juglindore ku përfituese është edhe Shqipëria.

Puna a deritanishme përfshin pjesën inxhinierike, procedurat e prokurimeve dhe ndërtimet. Pothuajse të gjithë tubacionet janë vendosur në vendet ku kalon TAP. Stacionet e kompresimit dhe stacionet matëse në Greqi dhe Shqipëri kanë përfunduar, transmeton “RTSH”. Terminali gazsjellës në Itali ka përfunduar në 65% të tij.

Mikrotunelet në Shqipëri dhe Itali kanë përfunduar pa i ndikuar mjedisit. Janë lidhur seksionet e tubave të Greqisë dhe Italisë. Siguria është kryesore. Janë kryer 46 mln orë pune dhe 128 mln kilometra janë përshkruar pa asnjë aksident të rëndësishëm. Shkalla e shpeshtësisë së dëmtimit të projektit 0.43, shumë më e ulët se standardet e industrisë. TAP i ka vendosur tubat e parë në det të hapur në Shqipëri në pranverën e 2019. Përgatitjet për vendosjen e tubave (105 km të tij) priten të fillojnë.

Ndërkohë, në tokë TAP ka transportuar me sukses gaz në tubacionet e seksionit të Greqisë. Në muajt e ardhshëm do të transportohet gaz gradualisht nëpër seksione të tjera të tubacioneve në Greqi dhe më tej. TAP po përgatitet të transportojë gaz nga Shah Deniz 2 në 2020. Së shpejti pritet të fillojë testimi i tregut. Transportuesit e gazit natyror mund të shprehin interes që të transportojnë në kapacitet shtesë përmes TAP. Kjo do të mundësojë zgjerimin e gazsjellësit në të ardhmen deri në dyfishimin e kapacitetit të tij fillestar.

TAP në punën e tij përqendrohet në forcimin e mjeteve të jetesës. Bëhet fjalë për përmirësimin e cilësisë së jetës, mbrojtjen e mjedisit dhe mundësimin e arsimimit dhe trajnimeve në vendet pjesëmarrëse. Që nga fundit i tetorit të vitit 2019, TAP ka investuar 25.5 milion euro në 240 projekte, në mbështetje të komuniteteve vendore. Ai ka zbatuar edhe programin e rivendosjes pas ndërtimit me fermerët. TAP ka dhënë me këtë rast 38 000 fidanë dhe mbi 600 ton pleh fertilizues për Greqinë dhe Shqipërinë. Deri tani mbi 450 000 janë mbjellë në Greqi dhe mbi 200 000 në Shqipëri. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore ka qenë një ndër objektivat e TAP. Kemi mbrojtur trashëgiminë kulturore që janë gjetur gjatë rrugës, duke theksuar historinë e pasur e shteteve pjesëmarrëse. Janë punësuar më shumë se 650 arkeologë dhe profesionistë të fushës. Kanë përfunduar më shumë se 560 gërmime dhe kërkime arkeologjike. TAP do të ndihmojë në integrimin dhe diversifikimin e burimeve energjetike të Evropës, duke kontribuar në sigurinë e energjisë dhe një prodhim më të qëndrueshëm energjie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri katalanas, Carles Puigdemont, ka zhvilluar seancën e tij të…