90-shi i AAK-së falënderon Malishevën për mbështetjen e koalicionit për ‘Kosovën Fituese’
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka falënderuar qytetarët e Malishevës për mbështetjen që i kanë dhënë sot (e diel) koalicionit për “Kosovën Fituese” në një tubim madhështor.
Brahimaj, i cili në koalicionin për “Kosovën Fituese” me numrin 90, ka thënë se sikurse gjatë luftës çlirimtare është pritur ngrohtësisht nga malishevasit.
“Malisheva, ku historia dhe e ardhmja takohen, dikur ishte shtëpia ime e dytë, kur në cilësinë e anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm, pata nderin të njoh bashkëluftëtarë trima e guximtarë, krah për krah në istikamet e mbrojtjes së atdheut. Edhe sot u prita nga ta me të njëjtën ngrohtësi e vendosmëri dhe dëgjova zërin e tyre, fuqishëm për Kosovën e sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar. Ju faleminderit nga zemra, sot e gjithmonë”, ka shkruar Brahimaj në “Facebook”.