90-shi i AAK-së, Lahi Brahimaj: Faleminderit Klinë, ju meritoni më shumë

01 shkurt 2025 | 15:43

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka falënderuar qytetarët e Klinës për atmosferën entuziaste dhe plot energji të pjesëmarrjes së tyre në tubim.

“Klina meriton më shumë”, ka thë Brahimaj.

Postimi i plotë:

Në një atmosferë entuziaste dhe plot energji, bashkë me mijëra qytetarë të Klinës dhe rrethinës, ndamë vizionin tonë për një Kosovë Fituese.

Klina meriton më shumë. Me planin tonë konkret për zhvillim dhe investime strategjike, do të sigurojmë që çdo familje klinase të ketë mundësi për një jetë më të mirë. Anëtarësimi i drejtpërdrejtë në NATO përmes Planit Aksional është garanci për sigurinë dhe prosperitetin që meritojnë qytetarët tanë.

Faleminderit Klinë për besimin dhe mbështetjen e pakursyer.

1️⃣3️⃣7️⃣ Për Kosovën Fituese

1️⃣ Ramush Haradinaj

9️⃣0️⃣ Lahi Brahimaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka prezantuar programin qeverisës të…