90-shi i AAK-së, Lahi Brahimaj: Fryma e fitores po përfshin tërë Kosovën

06 shkurt 2025 | 20:36

Kandidati për deputet, Lahi Brahimaj ka marr pjesë në tubimin parazgjedhor në Rahovec. Brahimaj ka thënë se Rahoveci dëshmoi edhe një herë forcën e pathyeshme të vullnetit qytetar!

Postimi i Brahimajt:

Rahoveci dëshmoi edhe një herë forcën e pathyeshme të vullnetit qytetar! Energjia e jashtëzakonshme e mijëra qytetarëve të mbledhur sonte në Malësinë e Vogël, konfirmoi vendosmërinë për një Kosovë Fituese.

Me këtë mobilizim historik, Rahoveci po dërgon mesazhin e qartë se ka ardhur koha për rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillim të hovshëm. Bashkë me fermerët, vreshtarët dhe ndërmarrësit e Rahovecit, do të realizojmë potencialin e plotë të kësaj zone të bekuar.

Fryma e fitores po përfshin tërë Kosovën. Më 9 shkurt, me votën tuaj, do të hapim kapitullin e ri të zhvillimit dhe prosperitetit, të Kosovës ku fitojnë të gjithë.

Për Kosovën Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣

Ramush Haradinaj 1️⃣

Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu me numër 109,…