90-shi i AAK-së, Lahi Brahimaj merr mbështetje nga qytetarët në Junik
25 janar 2025
| 14:34
Kandidati për deputet nga radhët e Koalicionit për Kosovën Fituese, Lahi Brahimaj, është pritur nga qytetarët e Junikut.
Ai ka vizituar Bjeshkët e Nemuna, prej nga ka thënë se është frymëzuar për të vazhduar përpara drejt një Kosove fituese.
“Energjia pozitive dhe bisedat e sinqerta me miq në Junik, përballë majave madhështore të Bjeshkëve të Nemuna, janë gjithmonë frymëzuese për të vazhduar përpara me vendosmëri në rrugën tonë drejt një Kosove fituese. 🤝☕️
Kosova Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣
Ramush Haradinaj 1️⃣
Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣”, thuhet në postimin e tij.