90-shi i AAK-së, Lahi Brahimaj nga Gjakova: Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht
Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj sot ka mbajtur takim me qytetarët e Gjakovës.
Brahimaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha se morën mbështetje të fuqishme.
“Mbështetja e fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese është konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror”, tha mes tjerash Brahimaj.
Postimi i plotë:
Rrugëtimi ynë vazhdoi me takimin e përzemërt me bashkëluftëtarë në Gjakovë, ku bashkë me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me luftëtarët e lirisë. Falënderim të veçantë për Gjeneral Maliq Ndrecën për organizimin e këtij takimi shumë domethënës.
Gjithashtu me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini dhe kandidatë të tjerë, takuam banorët e Ponoshecit dhe Babaj Bokës.
Mbështetja e fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese është konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror.
1️⃣3️⃣7️⃣ për Kosovën Fituese
1️⃣ Ramush Haradinaj
9️⃣0️⃣ Lahi Brahimaj