90-shi i AAK-së, Lahi Brahimaj: Projekti 137, rruga e vetme drejt një Kosove të fuqishme

06 shkurt 2025 | 00:38

Lahi Brahimaj, kandidat i AAK-së për deputet ka zhvilluar takime elektorale në fshatrat Kralan dhe Rakovinë të Gjakovës.

Ai tha se këto dy vendbanime historike, me kontribut të çmuar në luftën për liri, sot shndërrohen në epiqendra të mobilizimit për ndryshim.

“Takimet e ngrohta me bashkëluftëtarët, veprimtarët dhe qytetarët e këtyre fshatrave forcojnë bindjen tonë se projekti është rruga e vetme drejt një Kosove të fuqishme dhe anëtare të NATO-s. Faleminderit për besimin dhe përkushtimin tuaj të palëkundur!”, ka shkruar Brahimaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Energjia pozitive dhe mbështetja e fuqishme nga banorët e Kralanit dhe Rakovinës dëshmon se vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen përkrahje gjithnjë e më të madhe. Këto dy vendbanime historike, me kontribut të çmuar në luftën për liri, sot shndërrohen në epiqendra të mobilizimit për ndryshim.

Takimet e ngrohta me bashkëluftëtarët, veprimtarët dhe qytetarët e këtyre fshatrave forcojnë bindjen tonë se projekti 1️⃣3️⃣7️⃣ është rruga e vetme drejt një Kosove të fuqishme dhe anëtare të NATO-s. Faleminderit për besimin dhe përkushtimin tuaj të palëkundur!

1️⃣3️⃣7️⃣ Për Kosovën Fituese

1️⃣ Ramush Haradinaj

9️⃣0️⃣ Lahi Brahimaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet, Naim Ismajli ka qëndruar në konakun e…