90-shi i AAK-së, Lahi Brahimaj takon të rinjët: Kur jam mes jush, ndihem gjithmonë më i ri

22 dhjetor 2024 | 09:41

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës.. (AAK), Lahi Brahimaj i cili në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen me 9 shkurt, ka takuar rininë gjakovare. Brahimaj i cili në listën zgjedhore mbanë numrin 90, ka thënë se kur është mes të rinjëve, ndihet gjithmonë më i ri pranë tyre. “Kur jam mes të rinjëve, ndihem gjithmonë më i ri pranë jush. I tillë u ndjeva edhe sot. Energjia juaj është ajo që më motivon dhe më jep shpresë për të ardhmen e Kosovës.”, ka shkruar Brahimaj. 90-shi i AAK-së, Lahi Brahimaj në takim me të rinjët ishte bashk me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin me gjerenal Nazmi Brahimajn etj.

Njoftimi i plotë i Brahimajt:

Kur jam mes të rinjëve, ndihem gjithmonë më i ri pranë jush. I tillë u ndjeva edhe sot.

Energjia juaj është ajo që më motivon dhe më jep shpresë për të ardhmen e Kosovës.

Pjesëmarrja kaq e madhe e juaja është një motiv drejt fitores sonë.

Besoj thellësisht se ndryshimi fillon me ju. Ju jeni fuqia që mund ta sigurojë dhe ta zhvillojë vendin tonë.

Unë dhe Aleanca do të jemi gjithmonë pranë jush, duke ju mbështetur dhe duke punuar për një të ardhme më të ndritur për të gjithë. Ju jeni shpresa dhe fuqia e së sotmes, ju jeni ndryshimi që vendi ynë ka nevojë!

Nuk guxojmë asesi që me politikat tonë të iu humbasim juve. Nuk guxojmë të lejojmë migrimin tuaj sepse ju do të jeni lokomotiva e zhvillimit të Kosovës.

Sinqerisht, Lahi Brahimaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke shkuar në dhomat e zhveshjes, pasi humbi delin me…