90-shja e PDK-së: Ma besoni votën tuaj, ju premtoj se do të jem zëri juaj i fuqishëm
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025.
PDK-ja në këtë listë ka profile të ndryshme të kandidatëve për deputetë. Një ndër to është edhe Zana Këpuska nga Gjakova, e cila në listën e PDK-së garon me numrin 90.
Kandidatja për deputete, Zana Këpuska në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se “Pas shumë viteve në politikë, duke i ndjekur me shumë kujdes situatat që kanë ndodhur në kohë të ndryshme, gjithmonë kam pasur dëshiren dhe vullnetin për të bërë diçka sado të vogël për shtetin tim.”.
Postimi i plotë i Zana Këpuskës:
Të dashur qytetarë, miq dhe familjarë,
Pas shumë viteve në politikë, duke i ndjekur me shumë kujdes situatat që kanë ndodhur në kohë të ndryshme, gjithmonë kam pasur dëshiren dhe vullnetin për të bërë diçka sado të vogël për shtetin tim.
Tani në këto zgjedhje kam vendosur dhe besoj që është momenti i duhur të bëjë hapin e parë si kandidate për deputete në Partinë Demokratike të Kosovës, bashkë me kolegët në një listë me shumë vlera në krye me kandidatin për Kryeministër z.Bedri Hamza.
Duke e kuptuar faktin që secili prej juve keni bindje të ndryshme politike dhe secili prej juve që më njihni e dini që asnjëhere nuk i përziejë Parimet Njerëzore me ato Politike, kam kërkuar vota shumë herë tek ju për kandidatë të ndryshëm por këtë here me përgjegjësi më të madhe po ju kërkoj votën për mua si kandidate dhe zotohem që do t’ju përfaqësoj denjësisht interesat legjitime për të mirën tuaj dhe shtetit tonë.
Më besoni votën tuaj, si mike, familjare dhe bashkëqytetare e juaja, të i mbrojë interesat e popullit tim, ju premtoj që do të jam zëri juaj më i fuqishëm si asnjëherë më parë.
Me shumë respekt dhe përgjegjësi për këtë që po e shkruaj, do të jam mirënjohëse dhe falenderuese gjithmonë për ju 😊
Me sinqeritet,
Zana Këpuska PDK nr. 90 👍