Kijeva së shpejti bëhet me Qendër të Mjekësisë Familjare

26 korrik 2024 | 22:02

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se në Kijevë se shpejti do të ndërtohet Qendra e Mjekësisë Familjare, falë mbështetjes organizatën “Qatar Charity” në Kosovë.

Kastrati ka thënë se sot ka nënshkruar Marrëveshjes me organizatën “Qatar Charity” për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në Kijevë.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Sipas tij, ky është një nga projektet  më të mira në sektorin e shëndetësisë.

 

Postimi i plotë i Kastratit në profilin e vet në “Facebook”:

 

 

Kijevën po e bëjmë me super Qender të Mjekësisë Familjare 🏥👩‍⚕️🚑👏

Qytetarë të mirë, po ndaj me ju një lajm të jashtëzakonshëm, atë të nënshkrimit të Marrëveshjes me organizatën “Qatar Charity” për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në Kijevë.

Pa dyshim, ky është një nga projektet tona më të mira në sektorin e shëndetësisë, që shumë shpejt do mund ta shfrytëzojnë banorët e Kijevës dhe të gjitha zonat e saj përreth.

Ne do vazhdojmë të jetësojmë projekte të mëdha, me interes për qytetarët tanë, të cilët edhe na kanë dhënë besimin për të bërë punë të tilla të mira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën kur Agjencia Kosovare e Privatizimit shpalli tenderin për…