Guardiola konfirmon mungesën e Rodrit

16 gusht 2024 | 15:52

Guardiola konfirmon mungesën e Rodrit ndaj Chelseat

Ka mbetur pak deri në debutimin e Premier Ligë kundër Chelseat. Skuadra e Manchester City do të prezantohet si kampione e Anglisë për të katërtën herë radhazi.

Trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola, ka folur në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së parë të madhe të kampionatit, ku ka përshkruar edhe disa situata në merkato.

E para është e ardhmja e Joao Cancelos, i freskët nga huazimi i tij te Barcelona, sezonin e kaluar. Ka zëra se Blaugranët janë të interesuar për ta blerë atë: “Ai është ende me ne. Të shohim, ndoshta do të qëndrojë ose do të ikë sërish në huazim. Ai sillet shumë mirë gjatë stërvitjes”.

Po kështu, trajneri spanjoll ka konfirmuar lajmin e dhënë nga Kalvin Phillips, i cili tani është larg Manchesterit: “Duket se ai do të shkojë në huazim te Ipswich. Është afër. Mendoj se gjithçka është bërë tashmë. Ai ka vendosur të shkojë atje. Ne menduam se këtu nuk do të merrte minutat që meritonte”.

I fundit, por jo më pak i rëndësishmi, lajmi se Rodri do të mungojë në debutimin ndaj Chelsea: “Ka bërë zero stërvitje me ne, nuk është gati”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea vazhdon të jetë një nga klubet që ka shpenzuar…