91 aksidente dje në rrugët e Kosovës, dhjetëra të lënduar
Polica e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
2 mijë e 213 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë të hënës.
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 91 aksidente trafiku, ku 26 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 65 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu të hënën policia ka arrestuar 21 persona, 14 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.
Kujtojmë se në prill të këtij viti, në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji i ri për trafikun rrugor, ligj ky që parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Gjobat që parashihen me ligjin e ri janë nga 20 euro deri në 6 mijë euro, gjersa ligji parasheh gjobat të ashpra për ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, nuk respektojnë semaforin, nuk vendosin rripin e sigurisë.