91 raste të reja me Covid
30 gusht 2022
| 10:21
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 559 testime janë konfirmuar 91 raste të reja me Covid.
Nuk ka pasur persona të vdekur nga ky virus në 24-orshin e fundit.
Sipas njoftimit të MSH-së, 203 persona janë shëruar, ndërkaq raste aktive me Covid janë 1391.