911 pacientë me Covid po trajtohen në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme
Sipas raportit të punës për datën 11 prill 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen trajtuar 911 pacientë.
“750 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2. 67 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve. 38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 707 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë”, është bërë me dije në njoftimin e QKUK-së.
Në QKUK janë të shtrirë 377 pacientë:
319, të konfirmuar me Sars Cov-2
18, në gjendje të rënduar
318, me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 117 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 77 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 68 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 534 pacientë:
431- të konfirmuar pozitivë
20- në gjendje të rënduar shëndetësore
389- me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 113 pacientë
Spitali i Gjakovës, 77 pacientë
Spitali i Pejës, 93 pacientë
Spitali i Gjilanit, 112 pacientë
Spitali i Ferizajt, 70 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë