92 raste të reja me Covid në Kosovë
31 korrik 2021
| 16:16
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sipas IKShPK-së, sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657.
Në total numri i rasteve aktive është 442.
IKShPK-ja ka njoftuar se bë 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428.818 doza të vaksinës.
Deri më sot 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.