93-vjeçari Ismajl Krasniqi, mësuesi i shumë gjeneratave që ende vazhdon të lexojë libra
02 shkurt 2022
| 16:03
Situata e krijuar tash e dy vjet për shkak të pandemisë Covid-19, ka sjell me vete një numër të madh të gjërave negative në jetën e pothuajse të gjithë njerëzve në botë.
Mirëpo me pozitivitet dhe vullnet të mirë disa njerëz po arrijnë të gjejnë paqe edhe në këto ditë të vështira.
Është Ismail Krasniqi, i cili ka pasion librin.
Jo vetëm tash, por 93-vjecari ka lexuar gjithmonë. Thotë se mosha nuk e pengon aspak të përcjell rreshtat e librave që i ka për qejfi.