Rrëfehet vëllai i Çlirimit, tregon për gjendjen shëndetësore të tij
Rrahja e dy kosovarëve në Novi Sad, ka ngjallur reagime të shumta.
Të shqetësuar lidhur me këtë situatë, padyshim që më së shumti janë familjarët e viktimave.
Në një bisedë për Indeksonline vëllau i Çlirimit, Sadriu ka folur për gjendjen e vëllaut të tij.
“Çlirimi është vëllau jonë i vogël, e kemi përjetu shumë rëndë kur kemi dëgju se është rreh nga disa serb. Lajmin e kemi marr prej rrjeteve sociale e me pas edhe portaleve. Vëllau i madh ka shku dje në Serbi në spital, po qëndron me Çlimimin, dhe Çlirimi është kfjellë pak, është më mirë. “, ka treguar ai gjatë bisedës.
Sadriu ka njoftuar se me rastin në fjalë po merret edhe organet e drejtësisë në Serbi.
“Policia serbe ia kanë tregu disa fotografi të të dyshuarve, që e kanë sulmu, ai njëri nga ta e ka njoftë”, ka treguar tutje ai.
Vlen të kujtojmë faktin se për rastin në fjalë kanë reaguar edhe krerët më të lart të shtetit, duke e dënuar këtë akt të dhunshëm.