94-shi i PDK-së, profesori universitar Bashkim Mustafa garon për deputet
Doktori i shkencave ekonomike dhe profesori i ri universitar Bashkim Mustafa është kandiduar nga PDK për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Bashkimi është nga Açareva e Drenicës, ku edhe përfundoi shkollimin fillor, ndërsa gjimnazin në “Luigj Gurakuqi’’ në Klinë.
Ai ka ndërtuar një karrierë të pasur akademike që ndërthur me hulumtimin shkencore, mësimdhënien dhe kontributin institucional.
Aktualisht, ai është Prodekan për mësim, bashkëpunim ndërkombëtar dhe sigurim të cilësisë si dhe Profesor në Fakultetin e Menaxhmentit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).
Hulumtimet e tij fokusohen në fusha kritike si financat publike, politikat makroekonomike dhe menaxhimi financiar. Punimet e tij shkencore janë botuar edhe në revista ndërkombëtare prestigjioze të indeksuara në Scopus dhe Web of Science.
Përveç punës akademike, Prof. Mustafa ka kontribuar edhe në institucione shtetërore dhe publike të Kosovës.
Ka qenë ekspert i jashtëm për Kuvendin e Kosovës, duke ndihmuar komisionet hetimore parlamentare në çështje komplekse financiare si procesi i privatizimit dhe sektori i energjisë. Në mars 2019, u emërua Anëtar i Komisionit të Ndihmës Shtetërore nga Kuvendi i Kosovës.
Përvoja e tij përfshin gjithashtu role udhëheqëse si shef i shërbimit në Fakultetin Ekonomik – UP-së, si Drejtor i Shitjes dhe Marketingut në Postën e Kosovës dhe Këshilltar për Biznes i Kryeshefit Ekzekutiv.
Njohuritë e tij të thelluara financiare janë certifikuar edhe kur u bë Ekspert Gjyqësor në Fushën Financiare nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Krahas mësimdhënies, Prof. Mustafa kontribuon si konsulent për biznese dhe si hulumtues në Institutin për Kërkime Ekonomike dhe Juridike (IERLS).
Viteve të fundit ka qenë një zë i rëndësishëm në debatet publike mbi politikat ekonomike të Kosovës, duke ofruar analiza dhe rekomandime të bazuara në ekspertiza dhe përvojën e tij shumëdimensionale.
Prof. Asoc. Dr. Bashkim Mustafa është model i përkushtimit akademik dhe profesional, duke shërbyer si inspirim për brezat e ardhshëm të liderëve ekonomikë dhe intelektualë në Kosovë dhe më gjerë.
Në ditën e publikimit zyrtar të listës së PDK-së për zgjedhjet nacionale, Mustafa u është drejtuar votuesve të tij me një mesazh:
“Angazhimi im kryesor është të mbroj interesat tuaja, të adresoj sfidat me të cilat përballeni dhe të promovoj politika që sjellin zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë ju.
Kosova mund të bëhet një vend shumë më i mirë por këtë mund ta bëj vetëm PDK dhe Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Bedri Hamza”.
Në këto zgjedhje, Prof. Dr. Bashkim Mustafa garon me numrin 94.