94 subjekte politike kanë aplikuar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

16 gusht 2021 | 19:51

Gjatë periudhës dymujore (17 qershor – 16 gusht) në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim kanë aplikuar 94 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike; 1 koalicion; 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur, shkruan “Epoka e re”.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 4 mijë e 922 kandidatë, prej të cilëve 165 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 4 mijë e 757 për Kuvende Komunale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afati kalimtar i verës për futbollistë në Superligën e Kosovës…