Komisioni Hetimor parlamentar dorëzon në Prokurorinë Speciale dosjen për MPJD-në
15 nëntor 2024
| 11:47
Anëtaret e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) kanë dorëzuar dosje për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se qëllimi është zbardhja e së vërtetës se çfarë ka ndodh me procesin e zgjedhjes së stafit nëpër ambasada.
Kadrijaj ka thënë se shkeljet sidomos janë te zgjedhja e ambasadorëve.
Kurse Ariana Musliu-Shoshi nga PDK-ja, ka thënë se shpreson që meritokracia do të kthehet në MPJD. /EO