95 për qind e stafit në “Stacionin e Autobusëve” janë vaksinuar
95 për qind e stafit në “Stacionin e Autobusëve” në Prishtinë janë të vaksinuar.
Kryeshefi i “Stacionit të Autobusëve” në Prishtinë, Luan Hoti, ka thënë se të gjitha masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, janë duke u respektuar.
Ai ka theksuar se nuk ka asnjë hezitim për t’u vaksinuar nga stafi i këtij menaxhmenti, duke theksuar se personat e pavaksinuar janë duke pritur për termin për të marr dozën e vaksinës anti-Covid.
Më tutje, Hoti tha se kanë marrë vendim që të mos lejohen të hyjnë brenda pjesës administrative palët tjera.
“Të gjitha masat e Qeverisë që kanë të bëjnë më pandeminë Covid-19, ne jemi duke i respektuar me seriozitetin më të lartë, pjesa e madhe e punëtorëve, më shumë se 95 për qind të vaksinuar, i kemi dy-tre kolegë që janë duke pritur termin për vaksinim. Jemi duke i marr të gjitha masat sipas rekomandimeve, pra duke iu ofruar dezinfektues, përdorimi i masave. Çka është më e rëndësishmja nuk jemi duke i lejuar pjesën administrative të ndërmarrjes palët që të hyjnë brenda pra të gjitha punët janë duke u bërë jashtë pjesës administrative, me qëllim të ruajtjes së punëtorëve nga ndonjë infektim i mundshëm. Siç thash të gjitha masat janë marr. Informacionet hyrëse dalëse tek personat”.
“Nuk ka hezitim, janë mjaftë të vetëdijshëm për gjendjen aktuale, sepse shihet që virusi është duke i marr jetra. Prandaj, të gjithë janë në një far forme të vetëdijesuar dhe jemi duke i respektuar në plotni të gjitha masat që vijnë nga Qeveria e Kosovës dhe IKShPK-së”, ka thënë Hoti për “EO”.
Sipas vendimit të qeverisë, institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial deri më 13 shtator.
Shërbyesit civilë duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, ose të paraqesin test negativ PCR ose serologjik në mënyrë që të mund të hyjnë në vendet e punës.